Hyrjet e vizitorëve të huaj në Shqipëri arritën në 7,15 milionë deri në fund të muajit nëntor, duke shënuar një rekord krahasuar me të gjitha vitet e kaluara, edhe pa Dhjetorin.
Nga kjo shifër, sipas INSTAT, 6,7 milionë erdhën për pushime apo vizitë tek të afërmit, një rritje 30% më shumë se gjatë 2021-it.
Shqipëria konfirmohet edhe njëherë në këtë mënyrë si një nga destinacionet që patën rritjen më të madhe të turizmit pritës gjatë këtij viti, pavarësisht krizës.
Çmimet relativisht të ulëta dhe shtimi i linjave direkte ajrore, shihen si disa nga faktorët kryesorë, që kanë ndikuar në rritjen me 3.7 herë të turistëve nga Spanja, dyfishimin e atyre nga Anglia, por edhe rritje të ndjeshme nga Italia.
Por sërish, janë shqiptarët nga Kosova ata që mbajnë peshën kryesore të turizmit në vend.
Suksesi konfirmohet edhe në shpenzime, teksa sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga të huajt u regjistruan në 2,2 miliardë euro në 9 muaj.
Rekord ndërkohë edhe për daljet e shqiptarëve jashtë vendit. 5.2 milionë është numri i lëvizjeve jashtë kufijve të regjistruara.
Një pjesë e mirë për turizëm, por edhe një numër i madh për arsye emigrimi, gjykuar nga statistikat paraprake të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, emigrantëve të rregullt, por edhe klandestinëve në Britaninë e Madhe./A2/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...