Aktori i famshëm, Brad Pitt dhe influencerja Ines de Ramon duket se zyrtarisht kanë nisur romancën e tyre.
Lidhja e tyre u zbulua pas festës së ditëlindjes së yllit të filmit “Mr and Mrs. Smith”.
Fituesi i Oskarit, 59 vjeç Brad dhe ish-i 29-vjeçar i Paul Wesley-t, të cilët u panë duke qeshur dhe përqafuar në festën e ditëlindjes së yllit të Hollivudit, thuhet se po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa lidhja e tyre po shkon duke u perfeksionuar, shkruan DailyMail.
“Brad dhe Ines janë zyrtarisht në lidhje tani, ata me të vërtetë gëzojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë një kohë të mirë në fazat e hershme të një lidhjeje të re, por ende po njihen me njëri-tjetrin”, tha një burim.
Në anën tjetër, ndarja e Brad Pitt me Angelina Jolie ka qenë e ashpër, pasi dyshja po luftojnë akoma për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sipërmarrjet e biznesit. /arbresh.info/
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...