Google ADS

Haradinaj viziton shtëpizën “Autizmi Flet”, në tregun e fundvitit në Prishtinë

14:37 | 22 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot shtëpizën “Autizmi Flet”, në tregun e fundvitit në Prishtinë, këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në facebook.

Haradinaj ka përgëzuar stafin dhe vullnetarët e Organizatës për kauzën e tyre humane.

“Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane. Vizitova shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm”, ka shkruar Haradinaj

Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra. Puna dhe kujdesi ndaj tyre është vërtetë një humanizëm i jashtëzakonshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme