Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë janë mbledhur që të protestojnë kundër, siç thanë, “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur tashmë në këtë pjesë.
Në këtë protestë po merr pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ku u pa në mesin e turmës, raporton arbresh.info
Kujtojmë se, nga 10 dhjetori, grupe të serbëve në veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Me këtë veprim, ata i janë përgjigjur arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Për heqjen e barrikadave, ata kërkojnë lirimin e Pantiqit. /arbresh.info/
lexo edhe:
Fillon protesta e serbëve në veri, edhe nga Beogradi shkojnë për të protestuar në Rudarë
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor