Gjenerallejtënant Jashari priti në takim Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, biseduan për situatën e sigurisë në rajon

14:49 | 21 Dhjetor 2022
E.H

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë Gjeneral Eberhard Zorn

Të dy gjeneralët, diskutuan lidhur me bashkëpunimin e afërt që FSK e gëzon me ushtrinë Gjermane dhe potencialin për zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

Më këtë rast Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Zorn për përkushtimin e tij dhe të ushtrisë Gjermane për të ndihmuar FSK-në, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, thuhet në njoftim.

Ushtria Gjermane është njëra nga kontribuesit më të mdhenjë me trajnime, ekspertizë dhe donacione të pajisjeve ushtarake për FSK-në, me fokus logjistikën.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe situata e sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë.

Në fund të vizitës, u shfrytëzua rasti që pala Gjermane zyrtarisht ti dorëzojë FSK-së, donacion veshje mbrojtëse specialistike kundër mjeteve shpërthyese për ekipet e Deminimit/EOD të FSK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme