24-vjeçari gjendet i vdekur afër një kabine elektrike në Durrës

14:43 | 21 Dhjetor 2022
E.H

Në lagjen Numër 14 në Durrës është gjetur pa shenja jete 24-vjeçari me iniciale A.D.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme