Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj kërkoi nga përfaqësuesit vendorë e ndërkombëtarë që të ndikojnë në heqjen e barrikadave në veri. Sipas ish-kryeministrit kosovar, nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, përjashtuar agresionin rus në Ukrainë, ku pengohet lëvizja e njerëzve pos në veri të Kosovës.
“Serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë, duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Kosova, sipas tij, ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste, siç thotë kryetari i AAK-së, me të drejta edhe më të avancuara.
“Institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së thotë se nuk ka asnjë rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës./arbresh.info/
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova