Gjendja e sigurisë në lagjen e Boshnjakëve, ende të vendosur flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës

11:57 | 21 Dhjetor 2022
A Z

Edhe sot po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës, të vendosura nga serbët lokalë pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

Ditët e fundit janë përcjellë me incidente në këtë pjesë, derisa në disa raste ka pasur edhe shpërthime me shok-bomba.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kanë deklaruar se po presin nga KFOR-i heqjen e barrikadave.

Ekipi i arbresh.info është duke qëndruar në lagjën e Boshnjakëve ku raportojnë se situata aktualisht është e qetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme