Lipjan: Mjeku kujdestarë ofendon pacienten, kjo e fundit e lajmëron në polici

10:54 | 21 Dhjetor 2022
E.H

Një grua është ankuar në polici pasi është ofenduar nga mjeku, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ankuesja kishte shkuar për tretman mjekësor ndërsa ishte ofenduar nga mjeku kujdestarë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt

“Lipjan 20.12.2022 – 11:35. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se deri sa kishte kërkuar tretman mjekësor ishte ofenduar nga mjeku kujdestar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme