Tetë vajza adoleshente akuzohen për vrasjen në grup të një burri 59-vjeçar, në Toronto.
Vajzat u kapën nga policia pak pas vrasjes me thikë dhe akuzohen për vrasje të shkallës së dytë.
Tre nga vajzat janë 13 vjeç, 3 janë 14 dhe 2 janë 16, sipas policisë kanadeze.
Vajzat ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ishin nga zona të ndryshme të qytetit.
“Nuk e dimë se si apo pse u takuan atë mbrëmje. Por, mendojmë se kanë pasur një konflikt më herët gjatë ditës”, tha policia.
Sipas autoriteteve lokale, vajzat nuk mund të quhen “bandë”, por theksuan se sjellja e tyre quhet “grumbullim”, që do të thotë se agresorët shënjestrojnë një viktimë në të njëjtën kohë./A2/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën