Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. 14 persona janë arrestuar, nëntë prej të cilëve janë italianë dhe pesë shqiptarë. Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2,300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.
Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën shtatë milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë.
Shkatërrimi i grupit u bë i mundur falë bashkëpunimit me ekipin e përbashkët hetimor, një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë./abcnews.al
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban