Google ADS

Distria Krasniqi për herë të katërt medaliste e artë

18:04 | 20 Dhjetor 2022
E.H

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles në finale të kategorisë deri 52 kilogramë.

Kjo u bë e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës.

Ndaj saj realizoi herët aksion për uazari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.

Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore.

Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë.

Më pas në xhiron e dytë e kaloi amerikanen Angelica Delgado.

Me fitore ndaj spanjolles Ana Perez Box, zuri vend në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ishte më e mirë se hungarezja Reka Pupp.

Kështu Distria Krasniqi e mbyll me medalje të artë një vit të suksesshëm të saj.

Në janar ajo fitoi të artën në Grand Prix të Portugalisë.

Në shkurt fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, ndërsa në Evropian, në fund të prillit fitoi medaljen e bronztë.

Në qershor garoi në Grand Slamin në Tbilisi dhe në Lojërat Mesdhetare në Oran.

Fitoi dy të arta. Menjëherë në korrik ishte e dyta në Grand Prix në Zagreb, kurse në tetor, në Kampionat Botëror, fitoi medaljen e bronztë.

Distria në Masters ishte bartësja e gjashtë.

Giles ishte bartësja e pestë.

Aktualisht Distria është e shtata në ranglistën botërore, por do të përparojë për disa pozita pas suksesit në Jerusalem./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme