Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro janë 5 shtetet e Bashkimit Europian që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, edhe pse tashmë ky fakt, i ndodhur në vitin 2008, është ligjëruar dhe në Gjykatën Ndërkombëtare.
Sipas vetëm mediave dhe analistëve spanjollë, ka qenë pikërisht shpallja e pavarësisë nga Serbia në mënyrë të njëanshme, çka i ka penguar qeveritë spanjolle e deritanishme që të mos e njohin Kosovën shtet.
Për ta, kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm brenda vendit, sidomos në krahinën e Katalunjës, liderët e së cilës janë frymëzuar nga shembulli i Kosovës disa vite më parë, për të kërkuar pavarësinë nga Spanja.
Katalunja është vetëm një nga 17 krahinat autonome që përbëjnë zyrtarisht Mbretërinë e Spanjës.
Përveç saj, problemet më të mëdha shteti i ka pasur me baskët, sidomos në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, të zgjidhura përfundimisht vetëm në vitin 2011, sipas të cilës, ETA shpalli ndërprerjen e aktivitetit të armatosur.
Marrëdhënia mes Spanjës dhe Kosovës vijon e pandryshuar prej një dekade.
Në vitin 2009, kryeministri i atëhershëm spanjoll, José Luis Rodríguez Zapatero, tërhoqi trupat spanjoll nga Kosova, duke marrë kritika nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s.
Ndërsa disa vite më vonë, pasuesi i tij në detyrë, Mariano Rajoy, refuzoi të merrte pjesë në një samit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që zhvillohej në Bullgari, sepse në të do të merrte pjesë edhe një delegacion nga Kosova.
Përveç 5 shteteve të BE-së, edhe komuniteti ndërkombëtar vijon të jetë i ndarë mbi këtë çështje.
Rusia, “mbrojtëse e përjetshme” e serbëve, sigurisht që nuk e njeh Kosovën, por presidenti Vladimir Putin e ka përdorur gjithmonë pavarësinë e saj, kur i është dashur të justifikojë aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen e lëvizjeve separatiste në Ukrainë.
Kina gjithashtu është një tjetër shtet i madh, me një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që nuk e njeh Kosovën.
Nga ana tjetër, edhe komisionieri europian për Politikat e Zgjerimit, Josep Borrell, e ka bërë të qartë në vitin 2018 se Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse ajo dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje mbi pavarësinë e saj, ku të hiqet përgjithmonë termi “në mënyrë të njëanshme”./A2CNN/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...