Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore në Apelin e Tiranës për ankimimin e grupit të Lulzim Bashës kundër vendimit të Gjykatës Civile të Tiranës e cila nuk pranoi të njihte si një çështje e vetme ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit pasi sipas Shkallës së Parë, dy kuvendet duhet të regjistroheshin si dy çështje të ndryshme dhe jo si një e vetme pasi janë mbajtur në kohë të ndryshme.
Gjykata Civile Tiranë ka njohur Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga grupi i Rithemelimit, tashmë PD sipas dhe referendumit e kryeson Berisha.
Përfaqësuesi i grupit të Bashës, avokat Rezart Kthupi ka kërkuar që t’i jepet një kohë prej 2 ose 3 ditësh për t’u njohur me aktet.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të pranojë kërkesën dhe të shtyjë seancën për në datë 22.12.2022, ora 09:00./tvklan.al/
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban
Rezultatet dhe tabela pas javës së 12-të/ Ballkani e Malishe...