Avioni i kampionëve të botës nga Argjentina u ul në Buenos Aires kur ishte pak pas orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale.
Në pistë, autobusi i hapur gati për të marrë Messin dhe lojtarët e tjerë në qendër të qytetit. Në vend është shpallur një festë kombëtare: mijëra njerëz tashmë janë rreshtuar në rrugë, gati për të përshëndetur kampionët e botës të “Katari 2022”.
Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga i gjithë ekipi.
Zbritën në tapetin e kuq dhe shkuan drejt e në autobusin që i priste për t’i çuar në selinë e Federatës. De Paul, Dibu Martínez, Lautaro Martínez, Nicolás Otamendi dhe Julián Álvarez u ngjitën në çatinë e autobusit. Skuadra kaloi nën harkun e triumfit me mbishkrimin “Grazie Campioni”.
Ministria e Sigurisë në Buenos Aires përfshiu rreth 5000 ushtarë. Ka edhe pjesëtarë të policisë së sigurisë së aeroportit. Pas orëve të para të mëngjesit filloi një lëvizje e vazhdueshme e automjeteve dhe kolonave të burrave me uniformë, si në mbërritje ashtu edhe në nisje./rtk/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen