Qetësimi i situatës nga pandemia e koronavirusit ka ulur ndjeshëm interesin për dozat anti-Covid. Edhe pas ardhjes së vaksinave të adaptuara që sigurojnë mbrojtje nga mutacionet në qarkullim të Covid-19, të paktë janë qytetarët që i drejtohen qendrave shëndetësore për të marrë dozën përforcuese.
Mjekët flasin për rënie të vaksinimeve ndërsa sipas të dhënave zyrtare çdo 24 orë kryhen rreth 1 mijë doza në të gjithë vendin.
Në këtë periudhë të qarkullimit intensiv të gripit dhe Covidit njëkohësisht epidemiologët rekomandojnë vaksinimin e kombinuar, kundër gripit dhe Sars Cov 2.
Megjithatë mjekët pranojnë se këtë periudhë gripi i tipit A është më intensiv se mutacionet Ba4 dhe Ba5 te koronavirusit edhe ato në qarkullim por me raste më të pakta.
Aktualisht në spitalin e pediatrisë dhe atë të sëmundjeve të mushkërive janë rritur urgjencat dhe shtrimet nga komplikacionet që ka shkaktuara gripi. Epidemiologët parashikojnë që piku i infektimeve nga gripi të shënohet në janar pas festave te fundvitit.
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...