Kurti: Situata e tensionuar në veri të Kosovës, për shkak të panikës së Beogradit

10:40 | 18 Dhjetor 2022
A Z

Kurti në Der Spiegel: Situata e tensionuar në veri të Kosovës, për shkak të panikës së Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Der Spiegel, ka folur për situatën e krijuar në Veri.

Ai tha se situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikës së Beogradit”.

Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë që sot është dita e nëntë prej kur ka nisur barrikadimi i Veriut. Serbët atje kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme