Google ADS

Rihanna zbulon për herë të parë fytyrën e djalit, shtatë muaj pas lindjes

20:56 | 17 Dhjetor 2022
E.H

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna shtatë muaj pas lindjes  ka publikuar pamjen e parë të djalit të saj.

Artistja 34-vjeçare këtë të shtunë ndau me fansat e saj një video të djalit në llogarinë e saj në TikTok.

“Të provosh të marrësh telefonin e mamasë?”, shkroi me shaka këngëtarja krahas videos së publikuar.

Postimi i saj vjen pas raportimeve se superylli tashmë po mendon të ketë një tjetër fëmijë me të dashurin e saj, reperin ASAP.

“Rihanna dhe A$AP janë shumë të dashuruar dhe kalojnë kohën më të mirë së bashku”, tha burimi për ET, muajin e kaluar.

Ata janë gjithashtu një ekip i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për të qenë prindër të djalit të tyre.

“Ajo do të donte të kishte më shumë fëmijë me A$AP në të ardhmen”, tha burimi./arbresh.info/

 

@rihanna

hacked

♬ original sound – Rihanna

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme