Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Viti, aty ku janë mbajtur zgjedhjet për kryetarë të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kransiqi bëri të ditur se kryetare është zgjedhur Eliza Hoxha.
Krasniqi i uroj Hoxhës dhe të gjithë aktivistëve suksese dhe punë të palodhshme.
“Kryetares së sapozgjedhur të Rinisë Demokratike në Viti, Eliza Hoxha dhe të gjithë aktivistëve të palodhshëm të PDK-së u uroj punë të mbarë dhe suksese në shpërfaqjen e ideve dhe vizionit të tyre për lagjen, komunitetin dhe qytetin e tyre”, shkroi Krasniqi përcjell arbresh.info/
Mes tjerash, Krasniqi njoftoi se është shënuar 23-vjetori i themelimit të degës së PDK-së në Viti.
Postimi i tij i plotë:
Një ditë të gjatë dhe produktive e përmbyllëm në Viti, ku shumë të rinj entuziastë në këtë komunë na u bashkuan në një proces zgjedhor fer e demokratik.
Kryetares së sapozgjedhur të Rinisë Demokratike në Viti, Eliza Hoxha dhe të gjithë aktivistëve të palodhshëm të PDK-së u uroj punë të mbarë dhe suksese në shpërfaqjen e ideve dhe vizionit të tyre për lagjen, komunitetin dhe qytetin e tyre.
PDK është shtëpia e të gjithë atyre që duan ta realizojnë potencialin e tyre për Kosovën e ëndrrave të secilit prej nesh. Energjia e rinisë është garanca e kësaj premise.
Në fund të këtij procesi, në Viti shënuam edhe 23 vjetorin e themelimit të degës të PDK-së atje. Faleminderit të gjithëve për përkushtimin dhe besimin!/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...