Arijanet Muric ka vazhduar me ndeshje fantastike në Championshipin anglez me fanellën e Burnleyt.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës është padyshim ndër portierët më të mirë në Championship dhe ka shkëlqyer me Burnleyn.
Në kuadër të xhiros së 23-të, Burnley ka marrë tre pikë të mëdha, pasi ka mposhtur Middlesbrough me rezultat 3-1.
Aro ishte ndër lojtarët me notën më të lartë në ndeshje, pasi në minutën e fundit të ndeshjes tregoi edhe njëherë se është specialist në pritjen e penalltive, shkruan telegrafi.
Mysafirët fituan një 11 metërsh, derisa Aro u tregua më i suksesshëm se Chuba Akpom duke i pritur penalltinë.
24-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion me Burnleyn duke pranuar 23 gola, derisa në shtatë ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.
— ‘ (@kosovo_49) December 17, 2022
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga