I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook ku shihet një autobus privat i cili është parkuar në trotuar.
Në videon e postuar shihet shoferi i autobusit i cili është duke tentuar ta largojë pengesën anti parking.
“Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore”, shkruan Rama.
Rama ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ta duan dhe të respektojnë Prishtinën, duke ju kërkuar që të lajmërojnë për çdo parregullsi që shohin.
“Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit :
0800 1 22 33; 0800 1 22 44; 038 245 777, në mënyrë që të ndërmerren masa!”, ka shkruar Rama./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...