Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë e dënoi me 26 vjet burg për krime lufte ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se ky është aktgjykim ndaj një individi, në këtë rast ndaj Mustafës, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, por nuk është aktgjykim ndaj UÇK-së.
“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar ambasadori.
Gjykata Speciale e dënoi të premten me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa, nën pretendimin se ka kryer krime lufte.
Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se trupi gjykues e shpalli Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet./arbresh.info/
Important judgment today that strengthens the rule of law. This is a verdict against an individual for commiting grave war crimes, not a judgment on the KLA. Equally important is delivering justice for victims – no impunity. https://t.co/XuBWhhZmu3
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 17, 2022
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...