Një grup qytetarësh janë mbledhur sot para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Më pas ata u transferuan para Kryeministrisë, ndërsa mbanin pankarta me mbishkrime “Mitrovica është Shqipëri”.
Qytetarët u shprehën se Serbia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe sindroma antishqiptare, ndërsa kanë protestuar në mënyrë paqësore.
Ata i kanë kërkuar kryeministri Edi Rama të heqë dorë nga Ballkani i Hapur. Në protestë ka pasur edhe forca të policisë për t’u siguruar që s’do të kishte incidente.
Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që në protesta të tjera do të ketë më tepër pjesëmarrje.
“Nuk mjaftojnë përse-të e përdhunimi i mbi 21 mijë grave e nënave, 1600 trupa nuk gjenden akoma sepse Serbia gjenocidiale vazhdon të luajë lojën e sulmit të shqiptarëve, duke qenë se ne kemi ujkun brenda varkës, në vend që ta denonconte, ta çonte në Hagë Serbinë, të jepte dëmshpërblim”, thotë me megafon njëri prej protestuesve. /Telegrafi/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...