Ish ministri Arsim Bajrami ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.
Përmes një shkrimi në faceook, Bajrami ka bërë krahasimin e dënimeve të ulëta që ka dhënë kjo gjykatë ndaj serbëve që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe dënimit që sot iu shqiptua Salih Mustafës.
“Dënimet e kriminelëve serbë nga GJND-ja dhe dënimi i Salih Mustafës. Aktgjykimi i GJND-së IT-05-87-T i dt.26. shkurt 2009. Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim, Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim, Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg, Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim, Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim”, ka shkruar ai.
Sipas tij këta udhëheqës serbë udhëhoqën fushatën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatërrimin e Kosovës në të gjitha sferat.
“Aktgjykimi i DHS të Gjykatës Speciale i dt.16. dhjetor 2022. Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale dënoi sot Sali Mustafën me 26 vite burg për gjoja ‘keqtrajtimin’ e 6 personave në Kosovë. Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke barazuar viktimën me agresorin”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami në reagimin e tij.
Kujtojmë se sot Gjykata Speciale sot dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte ./arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...