Google ADS

Dënimi i Calit/ Limaj shpreson që Apeli do ta kthejë drejtësinë në vend

15:14 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Limaj ka thënë se fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Calit edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj Gjykate ishin të drejta.

Postimi i plotë i Limajt:

NISMA Socialdemokrate në kohën e duhur ka tërheqë vëmendjen se kjo nuk është rruga e duhur për të trajtuar drejt krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë!

NISMA Socialdemokrate gjatë kohës kur diskutohej në Kuvend të Kosovës themelimi i kësaj gjykate ka qenë kundër themelimit të saj për arsye se ishte gjykatë e njëanshme, një etnike dhe si e tillë nuk mund të pritej që do t’i shërbejë drejtësisë. Fatkeqësisht, dënimi i sotëm i shqiptuar ndaj komandant Calit edhe një herë konfirmoi se shqetësimet tona të shprehura gjatë kohës kur diskutohej dhe vendosej për themelimin e kësaj Gjykate ishin të drejta! Presim që drejtësia e mohuar në shkallën e parë ndaj komandant Calit, të vëhet në vend në shkallën e apelit.

Kujtojmë se sot Gjykata Speciale  dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte ./arbresh.info/

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme