Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale.
Aliu e ka quajtur këtë dënimin si të rëndë dhe të pamerituar.
Sipas tij kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë vendit tonë.
“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë. Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin” shkruan Aliu në reagim. /arbresh.info/
lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim
Rama flet në samitin e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por k...
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos
Ekspertët: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të p...