U mbajt sot konferenca tradicionale për fundvit e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ministri Armend Mehaj numëroi të arriturat kryesore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2022.
Drejtuar mediave, ministri Mehaj tha se fokusi kryesor i FSK-së për këtë vit dhe për vitet në vijim është mbrojtja e territorit të Kosovës, misionet ndërkombëtare dhe rekrutimi i ushtarëve të rinj, raporton arbresh.info.
“Fokusi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes është mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit territorial, kurdo që ka nevojë, janë misionet ndërkombëtare në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë si dhe plotësimi i ëndrrës për t’u bërë ushtar për të gjithë ata që duan dhe janë të aftë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.”, tha Mehaj.
Ministri i Mbrojtjes, tregoi edhe për objektivat e FSK-së, të cilat sipas tij janë: Fuqizimi i mbikëqyrjes strategjike dhe llogaridhënia, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen e territorit, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral dhe pjesëmarrja në organizata ndërkombëtare si dhe mbajtja e kapaciteteve thelbësore në funksion të mbështetjes ushtarake dhe civile.
Mehaj theksoi se këtë vit është miratuar dokumenti i strategjisë së sigurisë si dhe për strategjinë e mbrojtjes, e cila është në proces.
Ai tha se Kosova në 2023-ën do të jetë nikoqire e ushtrimeve “Defender Europe 23”, të organizuara nga NATO për vendet evropiane. “Në verën e 2023-ës, ne do të jemi pjesë e ushtrimeve të NATO-s, “Defender Europe 23”, të cilat për herë të parë, do të mbahen në Kosovë. Dhe, të jesh nikoqir në një aktivitet kaq të rëndësishëm të NATO-s, për një vend si Kosova do të thotë shumë”, tha ai.
Sa i përket rekrutimit të ushtarëve të rinj, Mehaj theksoi se në këtë vit jamë rekrutuar 840 ushtarë të rinj dhe tanimë veçse është hapur konkursi i ri për ushtarë aktiv dhe ata rezervë.
Ai potencoi se në vitin e ardhshëm do të themelohet edhe Qendra e Studimeve Universitare për ushtarë të rinj, për herë të parë në vend. “Kur jemi te ushtarët dhe kadetët e rinj, ne këtë vit kemi rekrutuar 840 ushtarë, dhe dje është hapur edhe konkursi i ri për rekrutimin e 612 ushtarëve si dhe vitin tjetër për herë të parë do të pranojmë edhe ushtarë të komponentës rezervë. Ne gjithashtu kemi filluar angazhimet për themelimin e Qendrës Universitare të Kosovës, e cila do t’u mundësojë ushtarëve të rinj që të aftësohen dhe të perfeksionohen në detyrat e tyre ushtarake dhe disiplinore”, theksoi Mehaj.
Tutje, ai përmendi edhe marrëveshjet e nënshkruara në këtë vit me aleatët ndërkombëtarë, të cilat kryesisht kanë qenë për ushtrime të përbashkëta dhe misione ushtarake jashtë vendit, si dhe tregoi për ushtrimet e rregullta të FSK-së në ish-aeroportin e Gjakovës, në Babaj të Bokës dhe në Cërrnushë. Sot u mbajt konferenca tradicionale për fundvit e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ministri Armend Mehaj numëroi të arriturat kryesore të Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitin 2022.
Drejtuar mediave, ministri Mehaj tha se fokusi kryesor i FSK-së për këtë vit dhe për vitet në vijim është mbrojtja e territorit të Kosovës, misionet ndërkombëtare dhe rekrutimi i ushtarëve të rinj. “Fokusi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes është mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit territorial, kurdo që ka nevojë, janë misionet ndërkombëtare në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë si dhe plotësimi i ëndrrës për t’u bërë ushtar për të gjithë ata që duan dhe janë të aftë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.”, tha Mehaj.
Mehaj tregoi edhe për objektivat e FSK-së, ku tha se ato janë: Fuqizimi i mbikëqyrjes strategjike dhe llogaridhënia, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake për mbrojtjen e territorit, zgjerimi i bashkëpunimit bilateral dhe pjesëmarrja në organizata ndërkombëtare si dhe mbajtja e kapaciteteve thelbësore në funksion të mbështetjes ushtarake dhe civile.
Mehaj theksoi se në këtë vit është miratuar dokumenti i strategjisë së sigurisë si dhe për strategjinë e mbrojtjes, e cila është në proces. Ai tha se Kosova në 2023-ën do të jetë nikoqire e ushtrimeve “Defender Europe 23”, të organizuara nga NATO për vendet evropiane.
“Në verën e 2023-ës, ne do të jemi pjesë e ushtrimeve të NATO-s, “Defender Europe 23”, të cilat për herë të parë, do të mbahen në Kosovë. Dhe, të jesh nikoqir në një aktivitet kaq të rëndësishëm të NATO-s, për një vend si Kosova do të thotë shumë”, tha ai. Sa i përket rekrutimit të ushtarëve të rinj, Mehaj theksoi se në këtë vit jam rekrutuar 840 ushtarë të rinj dhe tanimë veçse është hapur konkursi i ri për ushtarë aktiv dhe ata rezervë. Ai potencoi se në vitin e ardhshëm do të themelohet edhe Qendra e Studimeve Universitare për ushtarë të rinj, për herë të parë në vend.
“Kur jemi te ushtarët dhe kadetët e rinj, ne këtë vit kemi rekrutuar 840 ushtarë, dhe dje është hapur edhe konkursi i ri për rekrutimin e 612 ushtarëve si dhe vitin tjetër për herë të parë do të pranojmë edhe ushtarë të komponentës rezervë. Ne gjithashtu kemi filluar angazhimet për themelimin e Qendrës Universitare të Kosovës, e cila do t’u mundësojë ushtarëve të rinj që të aftësohen dhe të perfeksionohen në detyrat e tyre ushtarake dhe disiplinore”, theksoi Mehaj.
Tutje, ai përmendi edhe marrëveshjet e nënshkruara në këtë vit me aleatët ndërkombëtarë, të cilat kryesisht kanë qenë për ushtrime të përbashkëta dhe misione ushtarake jashtë vendit, si dhe tregoi për ushtrimet e rregullta të FSK-së në ish-aeroportin e Gjakovës, në Babaj të Bokës dhe në Cërrnushë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?