Google ADS

Majko: Serbia duhet të shpetojë nga vetja

10:10 | 16 Dhjetor 2022
L G

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj qëndrimit të Serbisë, për të kërkuar në KFOR, që rreth një mijë pjesëtarë të ushtrisë së saj të vendosën në Kosovë.

“Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur”, deklaroi Majko.

Ai tha se Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Serbia duhet të shpetojë nga vetja”, shkroi ai. “Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet”.

Qeveria e Serbisë ka bërë kërkesë në KFOR që rreth 1 mijë pjesëtarë të saj të rikthehen në Kosovë, në vende të ndryshme, si rreth manastireve dhe pika kufitare.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar me forcë nga SHBA.

Se një gjë e tillë nuk ka fare mundësi të ndodhë, e ka pranuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por i njëjti ka thënë se e bën këtë, sa për të mos i thënë dikush pas dhjetë vjetësh, se nuk e ka dorëzuar një kërkesë të tillë./arbresh.info/

Të ngjashme