LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

10:01 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Gjykata Speciale ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, në luftë i njohur me nofkën “Cali”.

Trupi Gjykues ka shpallur fajtor Salih Mustafën për tri pika, duke e dënuar me 26 vjet burg.

Aktakuza e ngarkonte Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e supozuara të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në atë që Prokuroria e quan kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Salih Mustafa akuzohej për:

Ndalimit arbitrar (Pika 1)

Trajtimit mizor (Pika 2)

Torturës (Pika 3) /arbresh.info/


 

LEXO EDHE 

Kryetarja e trupit gjykues para shpalljes së aktgjykimit: Në asnjë moment nuk u gjykua UÇK-ja, por Mustafa dhe veprimet e pretenduara të tij – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme