Google ADS

Rama zbulon tri projektet madhore që po realizohen në Prishtinë

08:54 | 16 Dhjetor 2022
A. B.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar tri projekte madhore për kryeqytetin.

Rama përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se do të realizohen mbikalimi në Veternik, Rruga A, si dhe unaza e Mesme e Kryeqytetit, shkruan arbresh.info

Për këtë, ai ka falënderuar edhe ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëpunimin.

Postimi i tij i plotë:

Projekte madhore po vijnë për Prishtinën.

Platforma ndërlidhëse për këmbësorë – mbikalimi në Veternik.

Rruga A

Unaza e Mesme e Qytetit

Gjithmonë me fokus në sigurinë e këmbësorëve dhe qasjes së lehtë nëpër kryeqytet.

Falënderoj Ministrin Liburn Aliu për bashkëpunimin jemi në koordinim të plotë për projektet tona të përbashkëta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme