Bek: Çekia e mbështet Kosovën për anëtarësim në BE

13:44 | 15 Dhjetor 2022
L G

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot edhe zyrtarisht e ka dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai këtë ia dorëzoi ministrit të Jashtëm të Çekisë Mikulas Bek.

E kryediplomati çek, shteti i të cilit kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian tha se do ta mbështes Kosovën në anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Mirëpres kohën kur do të kem më shumë liri të flas për politikën evropiane. Por, ajo çka mund të them është se Qeveria e Çekisë e mbështet Kosovën në këtë sens”, tha Bek./arbresh.info/

Të ngjashme