Google ADS

Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës

13:22 | 15 Dhjetor 2022
L G

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit u mbajt në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë.

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.

Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.

“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme