Ka ndërruar jetë 45-vjecarja që u aksidentua të premten e kaluar bashkë me vajzën e saj në Obiliq.
Ajo vdiq në orët e para të së enjtes në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësorja N.B. 45 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësoren e cila u aksidentua me datën 09 dhjetor 2022 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...