Pas Partisë Demokratike të Kosovës, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk merr pjesë në adresimin vjetor të presidentes, Vjosa Osmani.
Njoftimi u bë nga Grupi Parlamentar i AAK-së.
Ky grup parlamentar thekson se e para e shtetit të Kosovës ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj.
“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi