“Më i madhi në Ballkan”, Rama ndan pamjet nga Aeroporti i Vlorës: Vijon puna

08:50 | 15 Dhjetor 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamjet e punimeve nga aeroporti i Vlorës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky aeroport do të jetë më i madhi në Ballkan.

“Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme