Gjyqtarja Mejreme Memaj është zgjedhur ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

13:11 | 14 Dhjetor 2022
L G

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 300-të, të mbajtur të mërkurën, ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.

Deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.

Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Për caktimin e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme, anëtarët e Këshillit kishin dy propozime për këtë pozitë, njëri ishte propozimi për gjyqtaren Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetares së kësaj gjykate, si dhe një propozim ishte për gjyqtarin Afrim Shala, i cili tash së fundi është avancuar si gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Mirëpo, anëtarët e Këshillit votuan që gjyqtarja Memaj të caktohet si ushtruese e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme.

LEXO EDHE

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci – Arbresh.info

Të ngjashme