Google ADS

Kurti: Aplikimi për anëtarësim në BE do të dorëzohet në Pragë

11:52 | 14 Dhjetor 2022
A. B.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar aplikimin e për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

I pari i Qeverisë në fjalën e tij gjatë ceremonisë tha se e ardhmja e vendit tonë është brenda Bashkimit Evropian.

Aplikimin për anëtarësim në BE, të nënshkruar sot nga krerët e shtetit, Kurti tha se do t’ia dorëzojnë presidencës çeke.

“Bazuar në aspiratat, vullnetin dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë për paqe liri, barazi, orientimin tonë të qartë evropian e euroatlantik, besimin në vlerat fundamentale të BE-së, konsesusin shoqëror e politik se ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së. Sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, Bashkimin Evropian. Aplikimin për anëtarësim në BE, të nënshkruar sot nga krerët e institucioneve të Republikës sonë, do t’ia dorëzojmë presidencës çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian në Pragë”, tha Kurti.

Aplikimin për anëtarësim në BE, kreu i ekzekutivit e quajti moment historik për vendin, dhe hapje e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë.

Kurti shtoi se progresi i këtij procesi do të varet nga përkushtimi për reforma transformuese që avancojnë demokracinë, forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë.

“Është një moment historik për vendin, që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese te cilat e avancojnë demokracinë, forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë. Shpejtësia me të cilën ecim do të varet nga ne. Ne do të ecim përpara në meritën tonë, aftësinë tonë për të përmbushur kriteret në secilin kapitull të ri. Së bashku në këto dy vite kemi dëshmuar që kur shpresojmë dhe besojmë çdo gjë është e mundur, dhe nuk ka pengesë që nuk e kalojmë”, përfundoi kryeministri i vendit./arbresh.info/

lexo edhe:

Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian: Ditë historike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme