Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka thënë se ka takuar “çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut”.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan se procesi nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ajo thekson se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe gjyqtarët e prokurorët të barabartë para ligjit.
Ambasadorja shton gjithashtu se SHBA do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes në SPAK.
Reagimi i plotë:
Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë e favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura./abc/
Rikthehet procedura e lehtësuar në Morinë për fundjavat dhe ...
Haradinaj në Pejë: Anëtarësimi direkt në NATO, shtysë për zh...
Aksident mes një kamioni dhe një veture në dalje të autostra...
Guardiola konfirmon lëndimet e dy yjeve të Man Cityt – thotë...
Ditë zie në Serbi, flamujt serbë ulen në gjysmështizë edhe n...
Haxhiu në Tiranë takohet me ish-ministren Gjonaj, diskutohet...