Google ADS

Pas pesë ditësh, gjendet 13-vjeçari i zhdukur në Prizren

08:59 | 14 Dhjetor 2022
E.H

Një 13-vjeçar që është raportuar si i zhdukur në Prizren, është gjetur mbrëmë rreth orës 18:00.

Policia e Kosovës njofton se falë bashkëpunimit me qytetarë, janë marrë disa informacione rreth zhdukjes së viktimës ku më pas edhe është gjetur viktima.

“Me të mare informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtine –Juge, të cilët kane dalë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22”, thuhet në njoftim.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, nw prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij.

13-vjecari në pas është marr nga familjarët e tij.

Tutje, policia falënderon qytetarët për bashkëpunim.

‘Për te gjitha veprimet e ndërmarr hetuesit Rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestare. I njëjti është arritur te gjendet fale bashkëpunimit te qytetareve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme