Sot hapet Tregu i Fundvitit në Prishtinë

08:33 | 14 Dhjetor 2022
A. B.

Hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të bëhet sot (e mërkurë) në kryeqytet.

Hapja e tregut pritet të bëhet në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga Kori i fëmijëve ‘Okarina’ dhe ‘String String’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kujtojmë që, rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand, është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme