Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka prezantuar sot në Parlamentin Britanik një plan me pesë pika për menaxhimin e krizës së emigrantëve.
Ai ka premtuar më shumë njerëz të angazhuar për të ndihmuar në dëbimin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sipas një plani të prezantuar nga kryeministri, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët, transmeton euronews.al.
Zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen gjithashtu në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të re me vendin.
Kryeministri britanik prezantoi planin me 5 pika për largimin e emigrantëve shqiptarë:
Së pari, do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca. Së dyti, emigrantëve ilegale do t’u ndalohet të hapin llogari bankare. Së treti, azilantët nuk do të strehohen më në hotele, por në konvikte dhe magazina ushtarake.
Së katërti, punonjësve që trajtojnë rastet e azilit do u bëhet shumë e qartë se Shqipëria është vend i sigurt. Ata që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, duhet ta provojnë këtë, tha Sunak.
Së pesti, në fillim të vitit të ri qeveria do të nxjerrë ligje për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në Britani ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil këtu.
Kjo është një politikë që Suella Braverman, sekretarja e brendshme, propozoi në konferencën e konservatorëve.
Trepça eksporton 121.04 ton koncentrat të Zinkut
Pas kritikave nga fansat, Muriq merr mbështetje nga trajneri...
Gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të sulmeve
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Ka...
Përfundon protesta e opozitës në Shkodër
Guardiola për emërimin e Amorimit te Man Utd: Nuk mund t’i j...