Zëvendëskryeministrja shqiptare dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha sot se në muajin nëntor, në rang vendi, është kursyer vetëm 2 për qind energji, shifër që pamundëson vijimin e mos aplikimit të çmimit të rritur të energjisë për konsumin mbi 800 kilovatorë në muaj.
“Pavarësisht se është vendosur nga enti rregullator një fashë e cila mund të futej në funksion kur të kishim vështirësi, nuk është vendosur kurrë dhe nuk është përdorur deri më sot”, tha Balluku në një komunikim për mediat.
“E gjitha kjo sepse situata është përmirësuar herë pas here. Megjithatë, duhet thënë se kursimi në muajt e parë ka qenë i konsiderueshëm. Në tetor e kemi mbyllur me 7 për qind kursim në rang vendi, ndërsa në nëntor me 2 për qind kursim në rang vendi. 2 për qind është kursim i vogël që nuk na ndihmon që të vazhdojmë të mbajmë të njëjtën situatë energjetike dhe të ndihmojë çdo qytetar”, tha Balluku.
“Sot, konsumi ditor 17,800 megavatorë. Kemi përpara nesh dy javë, të festave, ku sipas historikut konsumi do të rritet ndjeshëm, nga 22-26 mijë megavatorë në ditë”, tha Ballaku.
“Bëj thirrje që të gjithë së bashku t’i kthehemi praktikës së mirë të shtatorit duke pasur si prioritet kursimin e energjisë. Presim prurje të reja në kaskadën e Drinit, por megjithatë kursimi është çelësi i suksesit tonë. Gjatë muajit janar dhe shkurt do të fusim në punë dy anijet e prodhimit të energjisë elektrike që ndodhen në Triport (Vlorë)”, shtoi ajo.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar mos rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Por në rast se çmimet do të vazhdojnë të jenë të rritur edhe vitin e ardhshëm, FMN këshillon nisjen e rritjes graduale të tarifave, duke mbrojtur vetëm ata më në nevojë.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador