Portali arbresh.info raportoi sot se eksperti i sigurisë, Drizan Shala, pritet të aderojë në Aleancën për ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Për kësaj ka reaguar Shala, i cili ka lënë të hapur një mundësi të tillë.
Ai në një prononcim për arbresh.info as nuk e ka mohuar e as pohuar një mundësi të tillë.
Shala, ka treguar se ka pasur kontakte dhe takime me kryetarin e partisë Ramush Haradinaj por edhe me zyrtarë të tjerë të partisë.
“Sapo më informuan miqtë duke ma dërguar linkun rreth kësaj çështje. Në këtë fazë tani në të cilën jemi as nuk mundem ta mohojë dhe as nuk mund ta mohojë një informacion të tillë. Mbetet ende kjo çështje që duhet të diskutohet, askush nuk më ka kontaktuar tani për tani drejtpërdrejt, më shumë nuk di se çka të them. Kam pasur kontakte dhe takime të vazhdueshme me liderin e AAK-ës dhe zyrtarët e tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Për momentin kaq mund të them.”, tha Shala për arbresh.info.
Ndryshe, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala pritet t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt.
Burime të arbresh.info bëjnë të ditur se Shala shumë shpejt do të aderojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Për aderimin e tij në AAK Shalës i është premtuar posti i ministrit të Mbrojtjes./arbresh.info/ Pleurat Salihu/
LEXO EDHE
Ekskluzive/ Eksperti i sigurisë drejt aderimit në AAK – Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...