Është arrestuar një person mbrëmë në Ferizaj, pasi që dyshohet se ka shtën me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Rreth orës 23:30 në stacionin policorë në Ferizaj një qytetarë ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit.
Më pas ka vërejtur se në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij ishte thyer dritarja dhe brenda dhomës në komodinë ishte një preth, njofton Policia e Kosovës.
“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, sot rreth orës 10:30 kanë shoqëruar në stacionin e policisë personin e dyshuar B.K (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë dhe armën e zjarrit ( pistoletë) pa leje e ka dorëzuar në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...