Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me kolegë ka vizituar sot Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB).
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se nga kryetari i AKB-së Agim Shahini, u njoftua nga afër për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen sot bizneset e vendit.
“Sot, bashkë me kolegë, vizitë Aleancës Kosovare të Bizneseve. Nga kryetari Agim Shahini, u njoftuam për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen sot bizneset e vendit”, tha ai.
Tutje Haradinaj theksoi se gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Fatkeqësisht, gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm. Bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta, të cilat po rrezikojnë funksionimin e tyre e shumë nga ato po përballen me rrezikun për mbijetesë.
Bizneset prodhuese janë para kolapsit.
Bizneset kanë rritje të kostos së prodhimit për shkak të rritjes enorme të çmieve të lëndës së parë.
Inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës, prodhuesit vendorë i ka sjellur në pozitë të pa barabartë në treg me prodhuesit konkurrentë nga vendet e tjera.
Bllokimi i investimeve publike e ka goditur rëndë ekonominë. Vonesa e Ligjit të Pagave ka sjellë varfërimin e një shtrese të popullsisë e si pasojë zvogëlimin e fuqisë blerëse në treg./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...