Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Takimin Ministror të SHBA- Karta e Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Në kuadër të takimit, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e Kartës për vitin 2023, kur dhe shënohet 20 vjetori i themelimit të saj, njoftojnë nga MPJ.
Në fjalimin e tij, Osmani e theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe nevojën e forcimit të kontributit të përbashkët rajonal në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, duke theksuar edhe mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.
“Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë me kontributin e saj aktiv në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, që është dhe prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme. Vendi ynë është fuqimisht i përkushtuar për promovimin e vlerave euroatlantike, si dhe mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Kartës në realizimin e aspiratave të tyre euroatlantike”, deklaroi Osmani
Para fillimit të Takimit Ministror të A5, thuhet në deklaratën e MPJ-së, Osmani mbajti një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në të cilën prezantoi qëllimet e kryesimit të Kartës nga Maqedonia e Veriut.
“Si Kryesues i ardhshëm i A5, tashmë po marrim iniciativë për revitalizimin e mëtejshëm të Kartës. Qëllimi është jo vetëm ta forcojmë, por edhe t’i japim A5 rolin e duhur në rajonin tonë. Në një farë mënyre, përmes një koncepti të ri, apo një narrative të re, të bëjmë një përshtatje të qëllimeve dhe misionit të Kartës, sipas sfidave të reja gjeopolitike dhe rrethanave të reja në të cilat ndodhet rajoni”, tha Osmani.
Njëherit, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e qartë të SHBA-së për rivitalizimin e A5, që është në funksion të ballafaqimit më efikas të vendeve të rajonit me sfidat aktuale, gjë që ishte temë e diskutimit edhe gjatë Dialogut Strategjik të mbajtur me Shtetet e Bashkuara në qershor, në Uashington./telegrafi
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...