Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe KFOR-i duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.
Në reagimin e KFOR-it është shtuar se duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.
Po ashtu thuhet se është e rëndësishme që të shmanget çdo përshkallëzim.
Tutje, shtohet se KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.
“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagimin e KFOR-it. /arbresh.info/
Only way towards peace is for Belgrade & Pristina to resolve their issues through dialogue & to reach a solution that respects the rights of all communities. It is important to avoid any renewed escalation.#KFOR remains extremely vigilant & fully capable to fulfil its UN mandate pic.twitter.com/KrHmBqczM9
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 13, 2022
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...