Motra e Ana Kabashit banores sa Big Brother VIP Kosova, Arta ka reaguar ashpër mbrëmë pasi pa përplasjen mes motrës së saj dhe Shota Baraliut për veshjet brenda shtëpisë.
Përmes një postimi në Instagram, Arta ka thënë se ‘femrat si ti janë bashkëautore në vrasjen e grave’, duke ju drejtuar kështu Shotës.
Ajo postoi fotografinë e paraqitjes së aktores gjatë hyrjes në BBVK ku shihet me fustanin e kuq të prerë në njërën anë të këmbës.
“Kur femrat gjuajnë me gur në femra qysh kemi me pritë me u ndryshuar mentaliteti i femrës së shtypur ndonjëherë? Femrat si ti janë bashkëautore të vrasjeve të grave, femrat si ti kontribuojnë në këtë mendësi”, ka shkruar Arta duke etiketuar edhe Shotën.
Kujtojmë se, Shota kritikoi Artën për veshjen e saj pasi siç tha ajo, nuk dëshiron t’ua shohë thithkat sepse ndjehet keq./arbresh.info/
View this post on Instagram
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?