Google ADS

245 vite që nga pagëzimi i Beethoven-it

10:45 | 17 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Kompozitori i njohur, Ludwig van Beethoven, supozohet se ka lindur me 16 dhjetor, mirëpo është pagëzuar me 17 dhjetor dhe kjo është data përkujtimore.

Beethoven-i filloi hapat e parë të muzikës nën përkujdesjen edukative të babait të tij, i cili ishte i varur nga alkooli dhe që besohet se e ka rrahur gjatë mësimeve. Talenti i tij ishte shfaqur mjaft herët dhe ai kishte mësuar aq sa për të interpretuar në moshën 7 vjeçare.

Babai i tij, i cili gjithashtu ishte një muzikant, mundohej që Beethoven-in ta bënte një gjeni sikur Mozarti në moshën e tij fëmijërore.

Në vitin 1779 Beethoven-i u bë nxënës i Christian Gottlob Neefe, i cili i mësoi atij kompozimin. Beethoven-i shpejt mësoi të punojë me Neefe-në si asistent organist, së pari pa pagesë e pastaj edhe si i punësuar.

Beethoveni nuk e paraqiti veten si kompozitor menjëherë, por iu përkushtua studimit dhe pianos. Ai po ashtu mori leksione në violinë nën mbikëqyrjen e Joseph Haydn. Beethoveni mori një reputacion si një profesionist duke luajtur në sallat e fisnikërisë ku shpesh luante veprat e Bach-ut.

Seria e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është “Pathétique”. Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë te ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit.

Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin,në të tridhjetat e tij, para se të humbiste dëgjimin përfundimisht në moshën 57 vjeçare. Ka histori që gjatë premierës së “Simfonisë së Nëntë” i është dashur që të kthehej nga publiku që të shikonte duartrokitjet e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetëvrasje, transmeton KosovaPress.

Ai la Vienën për një qytet të vogël Austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar që të luante vetë veprën e tij Piano Concerto Nr.5 ‘Emperor’ ai nuk luajti më asnjëherë para publikut.

Rreth vitit 1803 Beethoveni deklaroi “Nuk jam i kënaqur me punën time deri tani, duhet të ndjek një rrugë të re”. Hapin i tij të parë të madh e bëri me simfoninë “Eroica” në E flat e cila ishte shumë më e madhe se çdo vepër e asaj kohe. Edhe pse nuk u prit mirë nga kritika, vepra prapëseprapë ishte e suksesshme.

Në atë kohë Beethoveni shkroi Simfonitë nga 3 deri ne 8 gjithashtu sonatat Waldstein dhe Appassionata si dhe operën Fidelio dhe shume kompozime te tjera. Në vitin 1810 Beethoveni u nderua nga E.T.A. Hoffman si një ndër tre kompozitorët e mëdhenj dhe e quajti Simfoninë e Pestë si veprën më të rëndësishme të kohës. Në vitet e fundit të jetës së tij ai filloi të studionte veprat e Bachut dhe Hendelit si dhe shkroi “Simfoninë e Nëntë”, ndoshta veprën më të mirë të tij.

E enjtja, shënon 245 vite që nga koha kur Beethoven-i është pagëzuar dhe me këtë rast Google, përkujton Beethoven-in me një shkarravinë, duke i sfiduar përdoruesit e Google, që të i vejnë së bashku veprat më të mira që Beethoven i ka kompozuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme