Pas votimin në lexim të parë të Projektligjit për Pagat në sektorit publik, ka reaguar Oda e Fizoterapeutëve të Kosovës, duke shprehur shqetësim për mënyrën e vlerësimit të punës së fizioterapeutëve në sektorin publik, duke ulur koeficientët për fizioterapeutët nga 7.2 në 5.6, 5.5, 5.4.
Kjo ulje koeficienteve, sipas tyre, është diskriminuese dhe mosvlerësues për punën e fushës së fizioterapisë. “Gjithashtu nënvlerëson punën e fizioterapeutëve të diplomuar bachelor, i cili është i baras vlefshëm me fizioterapeutët me shkollim të mesëm me një dallim në pagë me 0.3 te vlerës së koeficientit”, thuhet në reagim.
Mos njohja e shkollimit të lartë dhe nivelizimin në pagë te profesionistëve shëndetësor me fakultet me ata me shkollim të mesëm, sipas tyre, “ishte një nga arsyet që Ligji për Pagat nuk kaloi testin në Gjykatën Kushtetuese”.
“Bazuar në projektligjin e ri, diferenca në koeficient është jashtëzakonisht e madhe kur bëjmë krahasimin të një mjeku specialist dhe një fizioterapeuti, gjë që diferenca ndërmjet tyre në koeficient me ligjin e ri është 100 %, ndërkaq aktualisht diferenca ndërmjet këtyre kategorive ka qenë 20%. Një krahasim i tillë është i paprecedent dhe i papranueshëm”, thuhet në reagimin e OFK-së.
Sipas Odes, shkollimi superior i një fizioterapeut është doktor shkence, magjistër i shkencave, fizioterapeut i specializuar ( profilizuar) madje ka prej tyre që mbajnë titullin profesor Universiteti, andaj krahasimi i koeficientit me një teknik shëndetësor, sipas këtij reagimi, është skandaloz ku dihet se cilat janë detyrat dhe përgjegjësit e fituara gjatë studimeve bazë të fizioterapeutit.
“Ne kemi dërguar vërejtje në diskutim publik të projektligjit nga hartuesit nuk është përfillur asnjë koment. Andaj ne do të dërgojmë komentet dhe propozimet tona në Komisioni Parlamentar për Admistrat Publike. Ndarja sipas nivelit të shërbimeve primar, sekondar e terciar, vetëm për disa profesione shëndetësore (fizioterapeut, infermier, mami, logoped, radiolog), ndërkaq për profesionet tjera shëndetësore ky kategorizim nuk është përfshi (mjekët, stomatologët, farmacistët, psikologët klinik). Sipas ligjit të shëndetësisë të gjithë profesionistët shëndetësor jemi të barabartë në ushtrimin e profesionit, kur dihet se ligji nuk lejon diskriminim në këtë fushë”, thuhet në reagim.
Kjo Odë, pret nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, komisioni për Administratë Publike që ta korrigjojnë siç thonë ata, këtë gabim.
“N ë të kundërtën ne jemi të detyruar të marrim veprime për të cilat komuniteti ynë do të njoftohet me kohë. Shpresojmë që ky është një gabim i hartuesve të këtij ligji, e jo mos njohuri nga ana e tyre për fushën e Fizioterapisë apo veprim i qëllimshëm për ta degraduar dhe dekurajuar punën e palodhshme të secilit profesionist të komunitetit të Fizioterapisë. Propozimi ynë si Odë e Fizioterapisë për koeficientët e pagave është si në vijim: Master i Fizioterapisë – koeficienti 8.0 Fizioterapeut bachelor – koeficienti 7.2 Teknik i Fizioterapisë me shkollim te mesëm – koeficienti 5.6”, thuhet në reagim./arbresh.info
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...